Në zonën e Drenasit, në 17 prill të vitit 1999 Fadil Muçolli, një ushtar i UÇK-së së bashku me vëllain e tij morën vesh që forcat serbe po mësynin drejt fshatit. I kërkuan familjes që të largoheshin në drejtim të Drenasit.

Menduan që familja ishin larguar, por në fakt nuk kishin mundur. Fadil Muçolli, sot kujton dramën e madhe të tij, 4 fëmijë së bashku me bashkëshorten ia vranë.

I ulur në shkallët e shtëpisë, ai tregon se si pati kurajo të jetonte më pas, historia e tij është tronditëse.

Fadil Muçolli: Familja ime jetonte në komunën e Drenasit. Në datën 17 prill 1999, në fshatin tonë u bë një sulm, ishte një ushtri shumë e madhe.

Ata hynë me vetëm e vetëm që të bënin masakra. Familja ishte në shtëpi. Ishte nisur ofensiva e ushtrisë serbe që është sulmuar nga të gjitha anët. Ne nuk kishim mundësi të ikim në pyll sepse pozicioni i lagjes tonë nuk na e mundësonte një gjë të tillë sepse vriteshim.

Familjarët e mi vendosën të shkonin në drejtim të Drenasit, por aty u kanë dalë policicët serbë. Babai im ka refezuar, por policët u kanë thënë kthehuni ose do t’ju vrasim. Forcat serbe nuk kanë mundur që t’i ndalojnë.

Ne kemi menduar se familja ka dalë në Drenas, jemi larguar se ka pasur sulme të tmerrshme. Kanë hyrë forcat serbe në shtëpi, kanë qenë 53 anëtarë, i kanë nxjerrë jashtë, i kanë numëru. I kanë nxjerrë jashtë edhe 30 metra prej shtëpisë dhe i kanë ekzektuar babain tim dhe Ymerin.

Nuk ka pasur asnjë shpjegim për ekzekutim. Format me uniforma të policisë, pasi i kanë ekzekutuar, e kanë hapur derën dhe 51 vetë i kanë gjetur në një dhomë.

Dhe pastaj kanë hapur derën dhe ka gjujt 2 bomba pastaj ka hy me pushkë dhe kanë menduar se i kanë vrarë të gjithë. 6 kanë mbijetuar prej sulmit.

Kanë qenë 23 fëmijë, midis tyne 4 fëmijët e mi dhe bashkëshortja dhe prindërit e mi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re