Skip to content

Forcat Speciale festojnë 20-vjetorin, Xhaçka: Aset kombëtar

Batalioni i Forcave Speciale feston 20-vjetorin e krijimit, ditë e cila u shndërrua në festë, ku morën pjesë edhe familjarët e pjesëtarëve të këtij batalioni. E pranishme në këtë festë ishte dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vlerësoi maksimalisht kontributin 20-vjeçar të Forcave Speciale.
 
“Forcat Speciale ia kanë dal me sukses të pasurojnë CV me një gjeografi dhe shumëllojshmëri angazhimesh. Kjo forcë, një aset kombëtar, krenaria e FA, krenaria e vendit tone. Forcat tona Speciale, kjo forcë e vogël por me një mision të madh.”
 
Gjithashtu në fjalën e saj ministrja Xhaçka deklaroi se FA do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen tonë për  të marrë vlerësimet e duhura për punën që ata kryejnë.