Forcat turke kanë neutralizuar një nga drejtueset e organizatës terroriste PKK në periferi të qytetit irakian të Kirkukut.

Të paktën tre terroristë të PKK/KCK-së u neutralizuan në një operacion antiterror të kryer nga Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare (MIT) në Kirkuk, 170 kilometra larg kufirit turko-irakian.

Midis terroristëve të neutralizuar ishte drejtuesja e PKK-së, Taybet Bilen, e cila gjithashtu njihej me emrin e koduar “Silan Guyi”.

Shërbimi turk i inteligjencës po kryen operacione kundër terroristë në veri të Irakut, dhe gjurmoi dhe neutralizoi me sukses terroristen Bilen, e cila ishte në strukturat udhëheqëse të organizatës terroriste PKK.

Bilen iu bashkua terroristëve të PKK-së në vitin 1999 në Mahmur të Irakut verior dhe mori pjesë në aktivitetet terroriste në Turqinë juglindore dhe në aktivitetet terroriste të kryera nga PKK në Siri, përkatësisht nga dega e saj e atjeshme YPG.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re