Skip to content

“Forcat turke vazhdojnë operacionet e suksesshme kundër terrorizmit në Irakun verior”

Së paku dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në një operacion ajror nga forcat turke në Irakun verior.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë theksohet se forcat turke vazhdojnë operacionet e suksesshme kundër terrorizmit në Irakun verior.

“Në rajonin Metina të Irakut verior, dy terroristë të PKK-së janë lokalizuar dhe neutralizuar. Kështu, me dy të djeshmit, gjithsej katër terroristë të PKK-së janë neutralizuar”, thuhet në njoftim.

Forcat turke të sigurisë po kryejnë luftë të gjerë kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë, por edhe në Irakun verior dhe Sirinë fqinje.

PKK është një organizatë separatiste që gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë tre dekadave të fushatës terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 persona.