Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i javës së shkuar.

 

Xhenierët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me IKMT, vijojnë punën për shembjen e kontrolluar të objekteve të dëmtuara nga tërmeti, të cilat janë klasifikuara si të pabanueshme.

 

Aktualisht, xhenierët e FA po punojnë për shembjen e kontrolluar të një objekti 4-katësh në Shkozet.

 

Puna në terren po koordinohet edhe me Prokurorinë, e cila në kuadër të hetimeve të nisura, po mbledh prova materiale përpara shembjes së objekteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re