Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka mbajtur një konferencë ku ka bërë analizën e vitit që lamë pas dhe ka shpallur objektrivat për vitin 2024.

Ai tha se gjatë vitit të kaluar ekonomia shqiptare njohu rritje, teksa u ndal edhe te rënia e monedhës Euro dhe forcimi i Lekut.

Mete tha se forcimi i Lekut tregon forcimin e ekonomisë, teksa shpjegoi se kjo ka ndodhur nga një sërë faktorësh.

“Forcimi i lekut është reflektim i forcimit të ekonomisë. Nëse kemi vetëm në 9 mujor 3.2 miliardë euro flukse hyrëse nga turizmi, sigurisht që kjo ndikon në forcimin e monedhës vendase, ashtu siç ka edhe një sërë fluksesh të tjera që shprehen në forcimin e monedhës vendase. Ne jemi një ekonomi e hapur, e ndjeshme ndaj zhvillimeve të partnerëve tanë tregtarë, ndaj zhvillimeve gjeopolitike që kanë dhënë efekt në atë sektor”, tha Mete.

Ai u ndal po ashtu te ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe tha se një draft do të jetë gati në tremujorin e parë të këtij viti.

“Ligji është në diskutim, kemi një analizë të Bankës Botërore sa i përket primit nëse do të jetë bazik i unfiirkuar për gjithë vendin apo i ndarë në 2 apo 4 zona të vendit, të cilat reflektojnë nga njëra anë riskun sizmik dhe nga ana tjetër vlerën e banesave”, tha ministri. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re