Eshtë e mundur që Kina të ketë kryer “gjenocid” nga trajtimi i saj ndaj ujgurëve dhe pakicave të tjera muslimane në provincën perëndimore të Xinjiang, sipas një raporti të ri nga komisioni dypalësh i Kongresit Amerikan.

Komiteti tha se provat e reja u shfaqën vitin e kaluar se “krimet kundër njerëzimit – dhe gjenocidi i mundshëm – po ndodhnin”.

Kina është dënuar gjerësisht për ngritjen e një kompleksi në Xinjiang, të cilin ajo e përshkruan si “qendra trajnimi” për zhdukjen e “ekstremizmit” dhe sigurimin e njerëzve me aftësi të reja, por të tjerët e kanë quajtur ati kampe përqendrimi.

KB thotë se të paktën një milion ujgurë janë arrestuar në këtë provincë.

Raporti bën thirrje për një “përcaktim zyrtar të SHBA-së nëse është kryer genocid në Xinjiang dhe një përcaktim i tillë duhet të bëhet brenda 90 ditëve nga miratimi i ligjit në 27 dhjetor.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo mendoi për vendimin në ditët e tij të fundit në këtë pozicion, përpara se Presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë Shtëpinë e Bardhë në 20 janar.

Bashkëkryetari i CECC (Komiteti Ekzekutiv i Kongresit për Kinën), deputeti demokrat Jim McGovern tha se veprimet kineze vitin e kaluar ishin “tronditëse dhe të pashembullta” dhe i bëri thirrje Kongresit dhe administratës së ardhshme të përcaktojnë përgjegjësinë e Pekinit.

Ekspertët thonë se përcaktimi i gjenocidit do të ishte një turp i madh për Kinën, ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB.

Mund të jetë gjithashtu një problem për Biden-in dhe të komplikojë marrëdhëniet me Pekinin, megjithëse ai tashmë ka thënë në fushatën zgjedhore se gjenocidi ndodhi në Xinjiang.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re