Partia NISMA Socialdemokrate nga sot do jetë më e fuqishme në Kuvendin e Kosovës pasi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe kryetarin e Partisë së Ashkalive për Integrim, Etem Arifi, të cilët do të veprojnë në kuadër të grupit parlamentar të partisë së Limajt, që tani rritet nga gjashtë në tetë deputet në Kuvend.

Pas nënshkrimit të kësaj Limaj i uroi deputetëve Berisha dhe Etemi mirëseardhje në grupin parlamentar të NISMA-s duke ju premtuar hapësirë të nevojshme.

Nga ana tjetër, deputetët Berisha dhe Arifi janë shprehur të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje.

“Ne e kemi mirëprite shumë këtë marrëveshje për shkak se po i bashkojmë forcat brenda grupit parlamentar të Nismës me kushtin që bashkë me i shty proceset përpara. Komuniteti ynë e ka pritë shumë mirë për faktin se Nisma është një parti socialdemokrate dhe kemi shumë çështje të përbashkëta”, tha deputeti Berisha.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi tha se partia do t’ua jap gjithë hapësirën e nevojshme deputetëve Berisha dhe Arifi në Kuvend dhe komisione parlamentare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re