Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme  një takim me homologun e tij austriak, Gerhard Karner në Vjenë.

Gjatë takimit, ministri Balla shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Policisë Alpine.

“Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë, migracionit, luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme, mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimin. Mirënjohës për mbështetjen në krijimin dhe forcimin e kapaciteteve të Policisë Alpine”, tha ministri Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re