Ford Motor do të fillojnë testimin e teknologjisë së vetëdrejtimit vitin e ardhshëm ndërsa planet për hedhjen në qarkullim të makinave të para komerciale në 2021 nuk kanë ndryshuar.
 
Prodhuesi i njohur Amerikan i makinave tha se do të testojë prototipet e para në bashkëpunim me rivalin e Uber Lyft dhe Domino Pizza.
 
Ford gjithashtu ka ndërtuar një fabrikë të prodhimit të baterive elektrike në Meksikë për të liruar kapacitet e fabrikës në Miçigan për prodhimin e makinave.
 
Makina elektrike e cila do të udhëtojë për 500 kilometër me një ngarkim të vetëm do të hyjë në prodhim në 2020-ën.
 
Të dy makinat, ajo elektrike në 2020-ën dhe ajo me sistem vetëdrejtimi në 2021-n do të ndërtohen mbi shasinë e Ford Focus por duke përdorur sisteme të tjera shtytjeje.
 
Ndryshe nga makina elektrike e 2020-ës, ajo me sistem vetëdrejtimi në 2021 do të ketë motor hibrid me benzinë dhe elektromotor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re