Ford do të investojë plot 11 miliardë dollarë deri në 2022 për të prodhuar 40 makina hibride ose plotësisht elektrike bëri të ditur kompania në shfaqen e makinave që po mbahet në Detroit.
Investimi është disaherë më i lartë sesa ishte parashikuar fillimisht prej 4.5 miliardë dollarësh. Shpenzimet e departamenteve të inxhinierisë, kërkimit dhe zhvillimit ishin 7.3 miliardë dollarë në 2016-ën.
Nga 40 modelet që pritet të elektrifikohen nga Ford deri më 2022, 16 prej tyre janë plotësisht elektrike ndërsa pjesa tjetër hibridë.
General Motors, Toyota Motor dhe Volkswagen kanë bërë publike prej kohësh planet e tyre të elektrifikimit.
Kompanitë në fjalë po i përgjigjen presionit të rritje për reduktimin e emetimeve të karbonit të atmosferë nga Kina, Evropa dhe SHBA-ja.
Gjithashtu prodhuesit tradicionalë kanë filluar të ndiejnë konkurrencën e egër të sjell Tesla me sedanët dhe SUV-ët elektrikë.
Vitin e kaluar General Motors premtoi 20 makina elektrike me bateri deri më 2023. Volkswagen në Nëntor tha se do të shpenzonte 40 miliard dollarë në makina elektrike dhe autonome deri më 2022.
Toyota gjithashtu është duke zhvilluar një teknologji baterie e cila do të reduktojë koston e prodhimin të makinave elektrike. /CIO Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re