Një automjet ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Korçë – Bulgarec . Fatmirësisht drejtuesi ka mundur të dalë në kohë pa pësuar dëmtime.

Paraprakisht dyshohet se një shkëndijë elektrike ka bërë që automjeti të marrë flakë.

Forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe kanë arritur të bëjnë shuarjen e flakëve. Ndërkohë grupi hetimor dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re