Dikur pati jetuar një fizikan në Amerikë.

Ai ishte shumë ndryshe nga fizikantët e zakonshëm, i pëlqente të bënte shaka, të tregonte histori interesante. Studentët dyndeshin në leksionet e tij, sepse ishin jo vetëm të kuptueshme, por edhe interesante.

Ai e shpjegonte fizikën si të ishte një lojë e bukur, dhe në të njëjtën kohë arriti të bënte shumë zbulime të mëdha, të tilla që i dhanë edhe çmimin Nobel.

Ne kemi mbledhur disa të vërteta të thjeshta nga Richard Feynman, i cili e kuptonte jetën në një nivel kuantik, dhe si gjithnjë do të na thoni cilën prej tyre pëlqyet më së shumti, ose cila ju bëri të reflektoni apo buzëqeshni.

Forma më e lartë e të kuptuarit që mund të arrijmë janë të qeshurat dhe dhembshuria njerëzore.

Ju nuk jeni përgjegjës për atë që njerëzit e tjerë presin nga ju. Nëse presin tejet shumë nga ju, atëherë është faji i tyre, jo faji juaj.

Ju vazhdoni t’i thoni vetes: “Unë mundem ta bëj, por nuk dua ta bëj”, por kjo nuk është asgjë tjetër veçse një mënyrë tjetër për të thënë që nuk mundeni.

Nuk është me rëndësi vetia që kemi, por aftësia për të krijuar këtë veti.

E mësova shumë herët ndryshimin midis njohjes së emrit të diçkaje dhe njohjes së diçkaje. Ju mund ta dini emrin e një zogu në të gjitha gjuhët e botës, por kur të mbaroni, nuk do të dini asgjë asgjë për zogun … Pra, le ta shohim zogun dhe të zbulojmë se çfarë po bën – kjo është ajo çfarë vlen.

Unë ngadalësova – në radhë të parë pashë – dhe lexova me kujdes fjalinë tjetër. Nuk e mbaj mend saktësisht, por ishte shumë e ngjashme me këtë: “Një individ, pjesëtar i një komuniteti shoqëror shpesh merr informacion përmes shqisave vizive, simbolike”. U riktheva tek kjo fjali pa pushim dhe më në fund e përktheva në gjuhë normale. A e di se çfarë do të thoshte? “Ti je duke lexuar në këtë moment”.

Psikiatri i dytë ishte padyshim më i arsimuar, pasi shkarravitjet e tij ishin më të vështira për t’u lexuar.

Fizika është si seksi: mund të mos japë rezultate praktike, por kjo nuk është një arsye për të mos e bërë atë.

Sa më pak kulturë të ketë njerëzit, aq më pak janë në gjendje të mendojnë, aq më shpejt ata humbin mendtë.

Çfarë nuk mund ta rikrijoj, nuk e kuptoj.

Dashurohu me ndonjë aktivitet, dhe bëje! Askush nuk do ta kuptojë kurrë këtë jetë dhe nuk ka rëndësi. Eksploroje botën. Pothuajse gjithçka është njësoj interesante nëse hyni në të mjaftueshëm thellë. Puno sa më shumë dhe sa të dëshirosh me gjërat që pëlqen të bësh më mirë. Mos mendo për atë që dëshiron të jesh, por atë që dëshiron të bësh. Mbaj një lloj minimumi me gjërat e tjera në mënyrë që shoqëria të mos të t’i ndalojë të gjitha.

Dikur kam menduar edhe për marrjen e një ilaçi, por u frikësova: Më pëlqen të mendoj dhe nuk dua të prish makinerinë që më ndihmon për këtë.

Sigurisht, secili prej nesh ka vetëm një jetë, dhe kur bën të gjitha gabimet që mund të bëhen dhe fillon të kuptosh se çfarë nuk duhet të bësh, atëherë ajo merr fund.

Gjithmonë më ka pëlqyer të kem sukses në gjëra që kurrë nuk do të kisha pasur sukses.

Feja është kultura e besimit; shkenca është kultura dyshimit.

Fizika nuk është gjëja më e rëndësishme. Dashuria është.

Për të shtuar një sekondë në jetën tuaj, ju duhet të fluturoni rreth tokës 400 milion herë, por të gjitha këto vakte mëngjesi në aeroplan do t’jua shkurtonin jetën shumë më tepër.

Nëse jeni një shkencëtar, një fizikant kuantik dhe nuk mund t’i shpjegoni me pak fjalë një fëmije pesëvjeçar se çfarë po bëni, ju jeni një sharlatan.

Unë gjithmonë e bëj këtë: ngjitem në diçka dhe shoh se sa larg mund të shkoj atje.

Matematikanët mund të vërtetojnë vetëm teorema të koklavitura, sepse çdo teoremë që vërtetohet është e koklavitur.

Parimi kryesor është të mos mashtroni veten. Dhe vetja është me e thjeshta për t’u mashtruar. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm këtu.

Von Neumann më dha një ide interesante: nuk ke pse të jesh përgjegjës për botën në të cilën jeton. Si rezultat i këshillës së von Neumann, unë zhvillova një ndjenjë shumë të fuqishme të papërgjegjësisë shoqërore. Që nga ajo kohë më ka bërë një person të lumtur.

Ajo që me të vërtetë na duhet është imagjinata, por imagjinata në një xhaketë të ngushtë të mbërthyer mirë.

Tentimi për të zbuluar diçka sekrete është një nga hobet e mia.

Sa e vlerësoni jetën?

– Gjashtedhjete e kater.

– Pse thatë “gjashtëdhjetë e katër”?

– Si mendoni se mund ta matni vlerën e jetës?

– Jo! Dua të them, pse thatë gjashtëdhjetë e katër dhe jo shtatëdhjetë e tre, për shembull? “Po të kisha thënë shtatëdhjetë e tre, do të më kishe bërë të njëjtën pyetje!

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re