Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka shpjeguar në emisionin “Opinion” protokollet e trajtimit të pacientëve Covid nga mjekët e familjes.
Këto protokolle të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë, i drejtohen mjekëve të familjes dhe ju referohen pacientëve me simptoma të lehta dhe mesatare, të cilët duhet të trajtohen sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Protokollet drejtuar mjekëve të familjes nga ministria janë si më poshtë:
Forma e lehtë Stadi I
Në moshat e reja dhe të pa shoqëruar me sëmundje të tjera jepen:
a) Vitaminoterapi ( vitC ), Vitamine D, Zink
b) Lëngje
c) Antipiretike kur ka temperature si paracetamol ose antininflamatoe josteroide
d) Trisol kur ka diare
e) Shurup kolle kur ka kollë
Format e lehta në të sëmuret kronikë mund të fillohet mjekim nga goja edhe me antibiotik si azitromicin apo levofloxsacin sipas rastit dhe antiagregant nga goja si aspirinë 100mg .Të semurët kronikë që marrin antikogulantin sipas diagnozs e vazhdojnë atë ( psh xsarelto 15mg )
Forma e mesme Stadi II ( oksigjenoterapia më e vogël se 94)
a) Merr antibiotike nga goja (azitromicin 500mg , levofloxacin 500mg)
b) Kortizonkët merret vetëm ne rastet kur ka filluar vështiresia ne frymëarrje dhe ka te paktën 6-7 ditë me temperaturë.
Kortizoniku zgjidhet te merret nga goja si Medrol apo prednizon duke patur parasysh gjithmonë efektet anësore e kunderindikacionet qe ai ka ( Ulcera, HTA,diabet, glaukoma e tjera).
Ne keto forma jepen edhe antikoagulantë nga goja, ne varesi te analizave.
Kujdes kortizoniket injeksion nuk duhet te bëhen ne kushte shtepie Ato përdoren në kushte spitalore. Më me efekt eshte dexametazoni e metilprednizoloni.
Niveli i oksigjenit duhet te vlerësohet edhe ne varësi të moshës dhe të sëmundjeve të tjera qe pacienti ka. Të vleresohet drejt e të mos neglizhohet dhe të dërgohet shpejt ne spital e jo kur ky nivel eshte shume i ulur se rrezikon seriozisht jeten e të semurit .
Në të gjitha rastet jepen vitaminoterapi, antipiretike , lëngje për rehidrim sipas rastit , shurup për kollë apo medikamente lehtësuese sipas problematikave qe paraqet i sëmuri.
Rastet e rënda detyrimisht duhet te trajtohen ne spital .
Vini re: Medikamentet në shtëpi duhet të jepen oral. Përjashtim rastet kur ka të vjella te cilat duhen trajtur dhe ndërprerë.
Në rastet kur gjykohet se i sëmuri duhet të marrë mjekim parenteral apo ka nevojë për perfusion lajmërohet 127.
Në rast komplikacionesh apo rëndimi i sëmuri transferohet në spital nëpërmjet 127
*Analiza gjaku kerkohen vetem ne rastet qe mjeku I gjykon te domosdoshme.
*Analiza specifike per koagulim jepen vetem ne raste kur ka rrezik per ngjarje
kardiovaskulare me rekomandimin e mjekut qe e ka ne ndjekje.
*Marrja e gjakut ne shtepi do te kryhet vetem nga personeli I caktuar ne cdo qender me te gjitha veshjet e paisjet perkatese.
/faxweb