Pas pak në ‘Stade De France’ do të nisë ndeshja eliminatore e
Europianit ‘Euro 2020’ mes Francës dhe Shqiërisë, ndërsa ndërkohë
trajnerët e dy skuadrave kanë përzgjedhur formacionet me të cilët do të
zbresin në fushë. Tekniku i kuqezinjte, Edy Reja, vijon me skemën 3-5-2,
por në ndryshim nga ndeshjet e mëprashme vihen re ndryshime thelbësore
në mesfushë.

Qendrën e këtij reparti do ta përbëjnë futbollistët Ylber Ramadani,
Amir Abrashi dhe Keidi Bare, ndërkohë nga krahët Hysaj do të luajë në të
djathtë, ndërsa Roshi në të majtë. Ky i fundit nuk pritej të niste nga
fillimi, por mesa duket trajneri Reja ka ndryshuar mendje duke i dhënë
përparësi fierakut para Lenjanit. Qendra e mbrojtjes do të jetë e
përbërë nga Mavraj, Gjimshiti dhe Ismajli, ndërsa në sulm Bekim Balaj do
të mbështet nga Myrto Uzuni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re