Përfaqësuesi i operatorëve turistikë, Zak Topuzi në një intervistë me Roland Zilin, në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus foli lidhur me ndikimin që do të ketë në këtë sektor ndryshimet e propozuara nga qeveria lidhur me formalizimin e tregut turistik.

Si pritet të ndikojnë ndryshimet ligjore në tregun turistik?

“Në fakt një nga problemet kryesore që ka shfaqur industria e turizimit vitin që kaloi ka qenë formalizimi i tregut, Në rast se në Shqipëri 1 në 2 njësi jepen me Airbnb apo Booking.com, në Europë 1 në 4 apartamente jepet për turizëm. Ritmi i lartë i shtimit të kësaj industrie, nëpërmjet shitjes së këtyre apartamenteve e kapi të papërgatitur jo vetëm Shqipërinë, por edhe BE-në, ndryshimet ligjore që bëri BE në muajt e fundit detyroi edhe Shqipërinë për të ndryshuar legjislacionin lidhur me këtë ndryshim rrënjësor që po ndodh në turizëm.

A janë të duhura këto ndryshime ligjore?

“Janë ndryshime, sepse në Shqipëri gati 48% kanë qenë jashtë kontrollit, jepeshin pa kaluar në tatime dhe përmirësimet ligjore të cilat kryesisht kërkojnë bashkëpunim me institucionet shtetërore, bashkitë, pronarët e tokave, por edhe njëkohësisht drejtohen drejt formalizimit të tregut, kategorizimit të apartamenteve për të përfituar 6% tvsh, sigurisht pjesa e kundravatjeve administrative mungonte në legjislacion. Nëse shteti do të bënte kontroll, do të gjente një biznes që nuk ishte i regjistruar, nuk kishte një NIPT, kishte vështirësi për ta gjobitur”, tha ai duke theksuar se këto ndryshime do të përmirësojnë edhe standardet e këtyre hapësirave akomoduese.

Por, formalizimi a mundet të krijojë efektin e kundërt?

“Nuk bëhet fjalë për taksa, përgjithësisht këta do të mbetet biznes i vogël, janë jashtë sistemit të taksave , thjesht do të paguajnë një detyrim 6% që lidhet me tvsh dhe detyrimin e pastrimit, normalisht janë taksa që mbledh bashkia. Bëhet fjalë për konkurrencë të pandershme. Një hotel që ka 10-15 dhoma ka dhjetëra standarde që ai duhet të plotësojë dhe kontrolle periodike, ka dhjetëra punonjës, kurse ky sistem i apartamenteve jashtë sistemit të certifikimit punonte pa paguar asnjë lloj takse në konkurrencë të pandershme të industrisë, por është e rëndësishme edhe mbrojtja e konsumatorit, pra ai ishte jashtë çdolloj kontrolli”, shtoi ai.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re