Zbardhet plani i vendeve të BE-së për të hapur kampe emigrantësh jashtë 27 shtetëve, ku Shqipëria planifikohet si një prej këtyre vendeve.

Kryeministri danez  ka formalizuar propozimin, i cili është biseduar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës në Vjenë.

Për këtë propozim kanë shprehur dakortësinë e tyre edhe Gjermania Austria dhe Holanda.

Kryeminisrti danez Lars Lokke Rasmussen e ka hedhur këtë propozim në një kohë kur më shumë se një milion emigrantë kaluan kufijtë e Europës.

21 mijë azilantë mbërritën në Danimarkë vend i cili ka ndryshuar ligjet e akomodimit të emigrantëve.

Ky propozimi kryeministrit danez mund të bëhet realitet brenda disa muajsh.

Vëndet e BE janë duke kërkuar një shtet “i cili të mos jetë shumë tërheqës për trafikantët”.

Këtë zhvillim e  konfirmoi edhe Kancelari austriak, Sebastian Kurz, gjatë takimit me homologun e tij shqiptar Edi Rama.

Agjencia Reuters ka publikuar një artikull ku thekson se numri i emigrantëve që mbërrijnë në Greqi janë duke u përpjekur të arrijnë Evropën Perëndimore nëpërmjet Shqipërisë.

Numri i tentativave për të kaluar nga Shqipëri është rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit thuhet në shkrim.

Hyrja në Kroaci, anëtare e Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi fqinj, është ende e vogël krahasuar me vitin 2015, por po rritet me shpejtësi.

Reuters shkruan se 2,311 persona u ndaluan gjatë pesë muajve të parë të vitit 2018, ndërsa vetëm 1,000 u arrestuan gjatë gjithë vitit 2017.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re