Fax News mëson detaje të reja nga dosja e prokurorisë në lidhje me publikimin e të dhënave të pagave.

Burime bëjnë me dije se Eni Qirjako, e cila është lënë në masën e detyrimit të paraqitjes, ka pranuar dhe është bërë bashkëpunëtore e drejtësisë.

Ajo ka deklaruar në polici, se kolegu i saj Andi Agaraj i ka kërkuar që të riformatojë kompjuterin në mënyrë që të humbë gjurmët.

Qirjako nuk ka pranuar dhe ka vënë në dijeni eprorët e saj, ku dhe më pas u zbulua skema e shitjes së të dhënave,.

Në kompjuterin e saj janë evidentuar 29 veprime, ku i ka ngarkluar të dhëna Agarajt.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, ndërsa Agaraj në 6 raste ka shitur të dhënat në shuma që varionin nga 20 deri në 30 mijë lekë secila. E fundit është tabela me listëpagesat e muajit shtator të viti 2021.

* Në datë 21.10.2020 listë pagesat e muajit shtator 2020.

* Në datë 25.11.2020, listë pagesat e muajit tetor 2020.

* Në datë 24.02.2021 listë pagesat e janarit 2021.

* Me datë 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars 2021

* Në datë 22.10.2021 listë pagesat e muajit shtator 2021.

Katër të arrestuarit për nxjerrjen e të dhënave do hetohen me masa të buta sigurie. Gjykata e Tiranës ka shfryrë hetimet e prokurorisë, duke liruar 4 të arrestuarit që zbuluan pagat e mbi 690 mijë qytetarëve shqiptarë.

Për Eni Qirjakon specialisten e IT-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila i kaloi të dhënat kolegut të saj gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje “.

Ndërsa për kolegun e saj “Andi Agaraj gjykata caktoi masën “arrest shtëpie”. Ndërsa për dy përmbaruesit Klodian Sota dhe Endri Ikonomi gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Hetimet nxorrën në pah, se të dhënat e qytatërëve shqipatarë dolën në pah vetëm për 20-30 mijë lekë.

Referuar dosjes hetimore rezulton, rezulton se të dhënat e administruara nga Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, dy personat e punësuar në subjekte private që kanë blerë të dhënat, i kanë marrë këto kundrejt shumave nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë përmes hardiskeve të jashtme të cilat janë vënë në dispozicion nga Andi Agaraj.

Lexo edhe lajmin:

Skandali me nxjerrjen e pagave, shfryhet dosja e prokurorisë, lirohen nga burgu 4 të arrestuarit

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re