Pas një kohe të gjatë në armiqësi politike, Hashim Thaçi president i Kosovës dhe Albin Kurti, kryetar i LVV-së, do të takohen për herë të parë. Takimi do të mbahet në ora 13:30 në presidencë.

Hashim Thaçi do të pres në takim sot në presidencë, liderin e LVV-së, Albin Kurtin. Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, Thaçi ka thirrur Kurtin në takim konsultativ.

Gazeta Express ka siguruar letrën që Thaci ia ka nisur Kurtit, ku thuhet se do të ndërmerren hapat për formimin e Qeverisë së Kosovë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re