ATLANIK – Një uragan i kategorisë së pestë, është formuar prej disa ditësh tashmë në oqeanin Atlantik.

Uragani i quajtur Lorenzo, është dhe një nga uraganët më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në Atlantik.

Sipas qëndrës internacionale të uraganëve, të shtunën në mbrëmje, uragani Lorenzo arriti të hynte në kategorinë e pestë të uraganëve, e cila është dhe kategoria më e rëndë.

Uragani Lorenzo pritet të transformohet në njëuragan të kategorisë së tretë, dhe në mes javë ai pritet të vendoset në ishujt Azores, të gjendura 1500km larg Lisbonës.

Uragani pritet që të sjellë me vete, një mase të madhe shiu dhe stuhish.

Banorët e ishujve të Azorës dhe banorët e Lisbonës, janë paralajmëruar për motin e keq dhe stuhitë që priten të pushtojnë vendin.

Burimi: CNN

E.C/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re