Formohet qeveria e re e Italisë me kryeministër Mario Draghi.

Kreu i ri i Këshillit të Ministrave në Romë do të bëjë betimin ditën e nesërme, në ora 12:00 pranë Presidentit të Republikës Sergio Matarella.

Pak minuta më parë, Draghi ishte në presidencë ku paraqiti edhe listën e ministrave të kabinetit të tij.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News në Itali, Alba Kepi, kjo është një qeveri politike dhe jo teknike.

3 ministra nga Partia Demokratike

3 ministra nga Lega Nord

3 ministra nga Lëvizja 5 Yjet

1 ministër nga partia e Matteo Renzit, Italia Viva

EMRAT E QEVERISË SË RE:

Luigi Di Maio – Ministër i Jashtëm

Luciana Lamoregese – Ministre e Brendshme (Konfirmohet)

Roberto Speranza – Ministër i Shëndetësisë (konfirmohet)

Federico D’Incà – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Elena Bonetti – Ministe e Shanseve të Barabarta dhe Familjen

Fabiana Dadone – Ministre e Politikave për të Rinjtë

Marta Carabia – Ministre e Drejtësisë

Vittorio Colao – Ministër i Inivacionit teknologjik dhe Digjitalizimit

Mara Carfagna – Ministre për Jugun dhe kohezionin territorial

Mariastella Gelmini – Ministre për Çështjet e Përgjithshme dhe Autonomitë

Lorenzo Guerrini – Ministër i Mbrojtjes

Patrizio Bianchi – Ministër i Arsimit

Daniele Francho – Ministër i Ekonomisë

Dario Franceschini – Ministër i Kulturës  

Andrea Orlando – Ministër i Punës

Giancarlo Giorgetti – Ministër për Zhvillimin Ekonomik  

Stefano Patuanelli – Ministër i Bujqësisë

Enrico Goivannini – Ministër Transportesh

Roberto Cingolani – Ministër Mjedisi

Massimo Garavaglia – Ministër Turizmi

Renato Brunetta – Ministër i Administratës Publike

Kush është Mario Draghi?

Mario Draghi ka mbajtur më herët postet e Presidentit të Bankës Qëndrore Europiane dhe atë të Guvernatorit të Bankës së Italisë.

Profesor universitar, prej vitit 2005 Mario Draghi ka drejtuar Bankën Italiane e prej vitit 2011 deri më 2019 ka qënë President i Bankës Qëndrore Europiane.

Ka meritën se mundi të shpëtojë euron pas një krize të thellë financiare europiane  shkaktuar nga borxhi publik e që vuri në rrezik ekzistencën e monedhës së përbashkët europiane.

Në vitin 2012, në Londër do të deklaronte “se Banka Europiane ishte e gatshme të bënte gjithcka për të shpëtuar euron“.

Në vitin 2018 “Revista Forbes” e klasifikoi ndër 18 njerëzit më të fuqishëm të botës.

Shpresa e Presidentit Mattarella është që në këtë moment të vështirë ku ndodhet vendi, rënduar dhe nga kjo krizë qeverisëse, Mario Draghi të jetë rruga e shpëtimit për Italinë.

Mario Draghi ka deklauar publikisht se bindjet e tij politike janë për një  socializëm liberal e se është një katolik i devotshmë.

Profesori dhe ekonomisti Mario Draghi, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re