Presidenti i ri i Katalonjës,  Quim Torra sapo ka formuar një qeveri të re katalane, e cila përfshin dy ish-ministra në burg dhe dy persona të mërguar që nga tentativa e shkëputjes nga Spanja. Por Madridi mund ta bllokojë atë.

Qeveria spanjolle vazhdon të ketë autoritet mbi Katalonjën, që nga 27 tetori i vitit të kaluar kur u tentua shpallja e pavarësisë së njëanshme me anë të një referendumi. Qeveria e re vë në pikëpyetje dhe ligjshmërinë e emërimit të ministrave të ndodhur në burgjet spanjolle apo në mërgim jashtë shtetit.

Nga 13 anëtarët e qeverisë rajonale, dy prej tyre, Jordi Turull dhe Josep Rull, janë në një burg jo shumë larg nga Madridi. Ndërsa  Toni Comin dhe Lluis Puig jetojnë në mërgim në Belgjikë, ku ikën me ish-presidentin Carles Puigdemont pas rënies së qeverisë rajonale.

Turull dhe Rull njoftuan në Twitter se i pranojnë postet.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re