Princi i Kurorës, Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah miratoi formimin e qeverisë së 41-të në Kuvajt, të kryesuar nga Sheikh Ahmad Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Kuvajtit KUNA, kryeministri Sheikh Ahmed Nawaf i ka prezantuar Princit të Kurorës emrat e propozuar për të formuar qeverinë e re.
Princi i Kurorës Sheikh Mishal miratoi formimin e një qeverie të përbërë nga 15 ministra.
Abdullah Ali Abdullah es-Sabah u emërua ministër i Mbrojtjes, Hussain Ismail u emërua ministër i Naftës dhe Ahmed al-Awadi u emërua ministër i Shëndetësisë.
Me emërimin e Huda Al Shayji si ministre e Shërbimeve Sociale dhe Rana Al Fares si ministre e Shtetit për Komunikime, në kabinet u përfshinë dy ministre femra.
Në 73 ditët e fundit, në vend u formua një qeveri e dytë nën udhëheqjen e Sheikh Ahmad Nawaf.
Anëtarët e qeverisë, të kryesuar nga Ahmed Nawaf, djali i madh i emirit të Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Jaber al-Sabah, bënë betimin e detyrës më 2 gusht.
Emiri i Kuvajtit pranoi dorëheqjen e kryeministrit Ahmed Nawaf më 2 tetor dhe emëroi qeverinë aktuale përkohësisht deri në formimin e një të reje.
Populli, i cili doli në zgjedhje në vend më 29 shtator, zgjodhi 50 deputetë të Kuvendit.
Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf, kishte caktuar dje kryeministrin Ahmed Nawaf për të riformuar qeverinë.
Burimi: AA