Lewis Hamilton me Mercedes, doli i pari dhe në pistën Suzukit, në Çmimin të Madh të Japonisë, në të 17-ën garë të Kampionatit Botëror të Formula 1.

Ishin sërish pilotët e Mercedezit që mbajtën ritmin, amilton si udhëheqës i garës dhe Valtteri Bottas në vend të dyë, për t’u ndjekur nga Max Verstappen me Red Bull e Kimi Raikkonen me Ferrari, ndërsa Vettel u rendit i pesti.

Ishte përgjithësisht një garë monotone, ku Hamilton arriti lehtësisht fitoren e katërt radhazi, të nëntën në këtë sezon, duke e siguruar pothuajse titullin e ri të kampionit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re