Eksperti i Sigurisë, Ergys Muzhaqi, në një intervistë për Vizion Plus ka dhënë opinionin e tij mbi vendimin e ministrit Balla ndaj uniformave blu, të cilët duhet të plotësojnë një formular ku pranojnë ose jo se kanë përdorur aplikacione si SkyECC dhe EncroChat.

Vetting-u për policët ka ngjallur debate që në fillim. Cili është mendimi juaj mbi këtë nismë?

“Kupola jonë e policisë, vetë organizata e policisë, nuk është një numër të pakufijshëm me një shtrirje shumë të madhe. Jemi një vend i vogël, njerëzit e njohin njëri-tjetrit. Koha, sidomos koha specifike gjatë qeverisë Rama, e cila e ka kontaminuar shumë policinë, është një kohë, shumë, shumë e shkurtër, për 10 vite që janë po ato njerëz që lëvizin përqark dhe e njohin njëri-tjetrit”, tha ai duke nënvizuar se nuk është serioze plotësimi i këtij formulari, pasi vetë uniformat blu e njohin njërin tjetrin. “Është një lloj fasade, që jo se nuk del produkt, produkt do të dalë, por kontaminon të gjithë”, shtoi ai.

Drejtues të ndryshëm janë përfshirë në aktivitete kriminale, çfarë pasoje mund të japë?

“I ekspozon të gjithë oficerët e policisë dhe kjo më shqetëson. Ai që nuk ka çfarë të fshehë, nuk ka ç’të fshehë dhe është i pasur dhe je në rregull. Në një mënyrë ekspozon organiztën e policisë, që është një organizatë në lëngim sot, shumë e dëmtuar, shumë e lënduar dhe e stërmunduar për mendimin tim”, tha ai. “Ka mënyra tjera edhe koha ka qenë mëse e mjaftueshme për t’i ekspozuar figurat kriminale të policisë”, tha ai duke shtuar se megjithatë mund të ketë rezultat.

A ka shteti mundësi të tjera të zbulojë ata që përtorin këto telefona dhe aplikacione?

“Nëse unë jam një oficer i lartë policie i përfshirë, si protagonist madje, në shkëmbim të drogërave, aktiviteteve të tjera kriminale, kam marrë numër që nuk ekziston në asnjë lloj mënyre me emrin, që nuk lidhet në asnjë lloj mënyre me identitetin tim, që e përdor me një telefon që nuk e lidh dot fare me emrin tim”, tha ai duke nënvizuar se në rastet ku realisht janë të përfshirë është e vështirë gjurmimi i tyre për shkak të “mbrojtjes” nga lidhjet me krimin dhe mosekspozimi i tyre. “Porblemi është në qasj, nëse ju keni një drejtor policie të përgjithshëm që kalon në AMP, do ruaj po bashkëpunëtorët e tij”, shtoi ai.

Ai thekson se kjo do të bëjë që të ekspozohen vetëm ajo pjesë e uniformave blu që nuk kanë lidhje ‘reale’ me botën e krimit edhe pse mund të kenë përdorur këto aplikacione.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re