Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu në mbledhjen e komisionit të Ligjeve këtë të premte ka ironizuar kolegun demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili së fundmi ka marrë disa detyra në PD.
Gogu e ka quajtur “fortlumturia e Ultësirës Perëndimore” Alibeajn, pasi demokrati është zgjedhur drejtues politik në disa qarqe nga kryetari Lulzim Basha.
“Kryetari i grupit parlamentar të PD, drejtuesi politik i Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe gjithë Ultësirës Perëndimore do të marrë edhe detyrën e anëtarit të këshillit, ka dëshirë ta marrë ka një zgjedhje të japë dorëheqjen nga anëtari i Kuvendit ku bëhen ligje dhe të shkojë të garojë për anëtar të këshillit bashkiak.
Nuk ia zgjidhim ne hallin. Nëse do ta dëgjojë kryebashkiakun live, të marrë detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak. Po kjo ndodh në 2023”, tha Gogu.