Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhen në Shkup prej dy ditësh ndërsa sot po mbahet dhe me praninë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ‘Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”

Të pranishëm gjatë Forumit, do të jenë edhe përfaqësues të Dhomave Tregtare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.“Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, është një nismë e cila synon të arrijë rezultate të dukshme në krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Tre liderët do të nënshkruajnë memorandume dhe marrëveshje të bashkëpunimit rajonal. Po ashtu thuhet se bisedimet pritet të përqendrohen edhe në iniciativën e “Shengenit Rajonal”. Kujtojmë që tre liderët zhvilluan një javë më parë një takim online në kuadër të përgatitjeve për Forumin.

Vuçiç në javën që shkoi ka paralajmëruar se iniciativës “Minishengeni” do t’i ndryshohet emri në ‘OPEN Balkan’ dhe pritet nënshkrimi i tri marrëveshjeve dhe në kalimet kufitare do të krijohen “shiritat e shpejtë” për kalim të njerëzve të regjionit dhe shirit i veçantë për njerëz nga BE në hyrje në vendet evropiane.

“Kemi punuar në tri dokumente dhe besoj se ato do të nënshkruhen në Shkup, bëhet fjalë për dokumente lidhur me tregtinë, lejet e punës dhe mbështetjen e ndërsjellë në raste të zjarreve dhe fatkeqësive tjera, që është në interesin e popujve tanë”, ka deklaruar presidenti serb.

Forumi ekonomik që mbahet sot në kuadër të iniciativës së Shengenit, nënkupton thellimin e integrimit ekonomik të regjionit, për momentin me 3 shtete Serbi- Shqipëri-Maqedoni. Qasja në iniciativë është e hapur edhe për ekonomitë tjera të Ballkanit.

Sipas Agjencisë zhvillimore, Vuçiç, Rama e Zaev do të prezantojnë vizionin politik dhe ekonomik të integrimit të regjionit. Me këtë rast janë planifikuar të mbahen shumë takime dy e tripalëshe mes afaristëve të regjionit, gjatë kohës së mbajtjes së forumit.

Pritet që në Forumin ekonomik në Shkup të marrin pjesë rreth 400 kompani nga regjioni, shumica nga Serbia rreth 200, rreth 100 nga Maqedonia ndërsa tjerat nga Shqipëria, por do marrin pjesë edhe kompani nga vendet e ndryshme të rajonit edhe botës si nga Austria, Tajvani, Izraeli, Polonia, Bullgaria, Rumania, Franca e Greqia.

Në Forumin e Shkupit nuk do të marrë pjesë kryeministri Kosovës, Albin Kurti i cili ditë më parë në Bruksel, pati debate të forta me presidentin Vuçiç.

NJOFTIMI I PLOTË:

MIRË SE VINI në FORUMI EKONOMIK PËR BASHKPUNIMIN RAJONAL

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Dhoma Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë kanë kënaqësinë të ju ftojnë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet në Hotel Alexander Palace në Shkup, të enjten, 29 korrik 2021, duke filluar nga ora 9: 00.

Forumi Ekonomik i Shkupit për Bashkëpunimin Rajonal është organizuar në kuadrin e Nismës së Katër Lirive (e njohur biseduar si “Shengeni i Vogël”), nisur nga udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Tetor 2019.

Qëllimi kryesor i nismës është të bëjë iniciativat ekzistuese rajonale më efektive për të arritur rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Nisma çon në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, i cili, si një formë kalimtare, duhet ta sjellë rajonin më pranë Bashkimit Evropian dhe të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë.

Në Forumin do të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili do të prezantojë vizionin politik dhe ekonomik të rajonit të integruar.

Takimet B2B të kompanive nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të zhvillohen brenda Forumit Ekonomik, në Hotel Alexander Palace, duke filluar në 12:30 PM.Agjenda:Iniciuar nga: Presidenti Vuçiç, Kryeministri Rama dhe Kryeministri Zaev

Pritur nga: Kryeministri Zaev

Organizuar nga Qeveritë e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë në partneritet me dhomat e tregtisë të tre vendeve

Pjesëmarrësit: deri në 250 përfaqësues të kompanive nga rajoni WB6

09:00 – 10:00 REGJISTRIMI

10:00 – 11:50 PANELI KRYESOR

A) Hapja

H.E. Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

H.E. Alexandar Vucic, President i Serbisë

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

B) PANELI EKONOMIK

Hapja dhe moderimi nga Z. Marko Cadez, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në SerbiFjala e shkurtër e hapjes nga Z. Branko Azeski, Kryetar i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Znj. Ines Mucostepa, Presidente e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Sesion Q & A drejtpërdrejt me drejtuesit politikë

Vërejtje dhe konkluzione mbyllëse nga Z. Marko Cadez.

C) Ceremonia Udhëheqësit politikë do të nënshkruajnë memorandume dhe marrëveshje të bashkëpunimit rajonal

11:50 – 12:30 Pritja

12:30 – 14:30 Panairi i Ndërveprimit B2B + DREKA.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re