Skip to content

Forumi i sipërmarrësve sociale/ Veliaj: Tirana mund të bëhet Tel Avivi i Ballkanit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte pjesë e Forumit Rajonal për Bizneset Sociale. Ai tha se bashkëpunimi dhe fryma e unitetit mes të rinjve në rajon duhet të jetë shembull për të gjithë.

 

ERION VELIAJ

KREU I BASHKISË SË TIRANËS

 

Fqinjët janë shumë të rëndësishëm, ndaj mos i merrni për të mirëqenë. Miqësia është si një tullë në një mur shumë të madh, të cilin ne po mundohemi ta ndërtojmë në Ballkan. Komunikimi mes të rinjve dhe shkëmbimi i ideve mes tyre është një mënyrë për të njohur njëri-tjetrin dhe për të krijuar start up-e, si një potencial për të ngritur më shumë biznese që menaxhohen nga të rinjtë.

 

Kryebashkiaku shtoi se me punë dhe organizim të mirë, Tirana dhe kryeqytetet e tjera ballkanike pritet të arrijnë një nivel të lartë jetese.

 

Unë mendoj se mund të kemi aspirata realiste mbi atë se çfarë mund të bëhen qytetet dhe Tirana, Prishtina, Beogradi, Shkupi, Podgorica, apo Sarajeva, mund të bëhen Tel Avivi i Ballkanit.

 

Ky takim u organizua me të rinj nga Ballkani Perëndimor.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë