Forumi Musliman i Shqipërisë organizon një tubim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez.
Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës si dhe do të dënohen krimet dhe masakrat të bëra ndaj popullsisë civile.
Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente.
Forumi Musliman i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar të jenë të pranishëm në këtë tubim.
Tubimi do të organizohet sot, ditën e Premte në orën 16:30, në sheshin Skënderbej.
