Shumë shpejt vendin e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave për prokurimet publike do ta zërë inteligjenca artificiale. Me këtë revolucion, siç e quan kryeministri Edi Rama, do të luftohet korrupsioni, duke hequr dorë përfundimisht nga letrat.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Në këtë pikë, jemi duke përgatitur një tjetër revolucion, që shumë shpejt do të materializohet, duke shfrytëzuar inteligjencën artificial, procesi I prokurimeve publike do të zbrazet totalisht nga letrat, do të mbarojë shumë shpejt ke vulën, ske vulën, duhet më e njomë se është shumë e thatë. Do të zbrazet totalisht sepse çdo e dhënë që kërkohet nga kompanitë dhe çdo vlerësim që bëhet për kompanitë do ta bëjë inteligjenca artificiale. Do të kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë që e bëjnë këtë punë dhe që nga ky moment, asnjë ministri, asnjë KVO shqiptare, fjala KVO është kthyer në makthin e jetës time, janë ata grupet që arrestohen si grup, nuk do të ketë më punë me këtë punë sepse bëjmë mijëra e mijëra proklurorime dhe kemi një numër KVO që është marramendës, ndërkohë që prokurimet kërkojnë njerëz që të merren vetëm me atë punë.”

 

Gjatë forumit ekonomik tre ditor qe po mbahet në Tiranë, në prani të biznesit vendas e të huaj, është diskutuar në veçanti për invstimet.

 

Concord Investment është investitori më me peshë në Shqipëri për sa i përket dy sektorëve: ai i ndërtimit në funksion të turizmit. Hoteli MELIA me 5 yje në San Pietro Resort – Gjiri Lalzit, është padyshim modeli më i mirë i një investimi shqiptar i cili aplikon standartet më të larta të kërkuara nga brand-et ndërkombëtare të hotelerisë.

 

ARTAN DULAKU

 

CEO I GRUPIT “CONCORD INVESTMENT”

 

Më lejo të kujtoj që para ca vitesh ju erdhët dhe asistuan në inicimin e punimeve në një nga komplekset në Gjirin e Lalzit. Sot hoteli me 500 dhoma pret shumë turist nga jashtë vendit.

 

 

Një tjetër problem i diskutuar në forum ishte ai i fuqisë punëtore.

 

ARTAN DULAKU

 

CEO I GRUPIT “CONCORD INVESTMENT”

 

Një nga problemet më të mprehta që ka sot biznesi është mungesa e fuqisë punëtore. Ne e hasim ku më shumë e ku më pak. Problemi bëhet më i mprehtë në rrethe. Ne kemi mbi dy mijë punëtorë dhe jemi gati të absorbojmë edhe më shumë

 

Ndërsa ambasadorja e bashkimit europian në Tiranë, Kristiane Hohman tha se për të përmirësuar më tej klimën e biznesit në vend dhe për të përballuar rrjedhjen e fuqisë punëtore, bizneset shqiptare do të ndihmohen nga Unioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re