Ambasadori I OSBE ne Tiranë Bernd Borshard u përball sërish me protestën e grave të Unazës së Re, këtë rradhë në sallën ku po zhvillohej Forumi I pestë vjetor për zhvillimin e Medias.

 

Ato mbanin në duar disa parrulla që denonin gjestin e ambasadorit kundër tyre pak ditë më parë.

 

Por Kreu I OSBE vendosi ta kalojë me qetësi këtë moment proteste, duke u fokusuar tek Liria e Medias .

 

 

BERND BORCHARDT

 

 

Duhet të punohet që media të arrijë standartët Europiane, gjithashtu duhet të përmirësohet cilësia e e gazetarëve dhe raportimit, pra të bëhet më profesionle. Në vitin e 5 të këtij formumi po shohim se gjerat ka ndryshuar sa I përket lirisë së medias dhe është bërë progres por padyshim duhet shumë punë.

 

 

Ndërsa kreu I delegacioni të BE në Tiranë Luigi Sorecca u shpreh se mediat në shqipëri duhet të jenë më te përgjegjshme.

 

 

 

LUIGI SORECA

 

KRYETAR I DELEGACIONIT TE BE

 

 

Është thelbësore të diskutojmë për lirinë e medias dhe zhvillimin e saj, edhe pse jemi të zhgënjyer nga komuniteti mediatik në Ballkan. Ne I mbështesim gazetarët dhe jemi në anën e tyre, si dhe duam të përmirësohen kushtet e punës. Keqinformimi I publikut është një cështje që duhet trajtuar me kujdes, ndaj është në interësin tonë që publiku të informohet dhe mediat të jenë më të përgjegjshme. Retorika e ashpër dhe kërcenimet ndaj gazetarëve është një aspekt që duhet parë me kujdes.

 

Në forumin e medias diskutuan edhe ekspertë vendas e të huaj.