Skip to content

Foshnja e porsalindur gjendet e gjallë në tualet, pastruesja e dëgjoi duke qarë!

640 0 691ca7dcc529e

Një vajzë e porsalindur u gjet e gjallë më 15 nëntor në Bangkok, një incident ky që ka tronditur publikun tajlandez.

Foshnja u zbulua nga një pastruese, teksa pastronte një tualet në katin e tretë të një ndërtesë zyrash.

Gruaja dëgjoi të qara dhe kur ngriti kapakun e rezervuarit, pa foshnjën e zhveshur, e zhytur në ujë, me duart e bardha dhe të rrudhura nga lagështia. Parashikohet se fëmija ishte vendosur aty disa orë pas lindjes.

Policia mbërriti në vendngjarje pak para orës 11:00, ndërsa foshnja u dërgua menjëherë në Spitalin Sirindhorn për kontroll mjekësor.

Mjekët raportuan se foshnja peshonte rreth 2.7 kg dhe nuk kishte pësuar lëndime.