15 qershor – Ka filluar puna për detajimin e programit të investimeve për zhvillimin e integruar urban të Beratit dhe Përmetit, dy qytete në juglindje të Shqipërisë, që karakterizohen nga vlera të veçanta të trashëgimisë kombëtare, bukurisë natyrore dhe turistike.

Plani i investimeve që po ndërmerr qeveria synon që në periudhën afatgjatë të fuqizojë ekonomitë lokale drejt orientimit të zhvillimit të turizmit kulturor dhe natyror, vlera specifike që karakterizojnë këtë dy qytete.







Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në rolin e agjencisë zbatuese dhe në bashkëpunim me bashkitë, po koordinon punën e një prej konsulencave më të mëdha që po hartojnë një plan investimesh konkrete që kapin shifrën e rreth 20 milionë dollarëve.

Mbi 80,000 banorë të Beratit dhe Përmetit do të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga këto investime, të cilat do t’u shërbejnë gjithashtu edhe turistëve.

Vetëm gjatë 2017-ës rreth 100,000 turistë vizituan këto dy qytete dhe pritet që numri të rritet gjatë viteve që vijnë.

Investimet planifikohen në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore. e.xh/ j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re