Në kulmin e përplasjes mes socialistëve dhe demokratëve për reformën zgjedhore, një lëvizje e re po ndodh brenda opozitës së re parlamentare. Duke parë mënjanimin nga negociatat për hartimin e Kodit Zgjedhor, 27 deputetë të opozitës së re parlamentare i janë drejtuar publikisht me anë të një letra dy ambasadorëve Yuri Kim të SHBA-ve dhe Luigi Soreca të BE-së.

Në letrën e tyre, deputetët e tyre paraqesin kushtet e tyre, duke deklaruar se ata nuk janë vipa siç PS-së dhe PD dhe as të preferuarit e amabsadorëve.

“Përjashtimi I plotë i opinioneve të larmishme të opozitës parlamentare është fyes për të gjithë ne. Ne jemi deputetë të ardhur në Kuvend me pëlqiin e propozimin zyrtar të udhëheqësve që kanë braktisur sot Parlamentin. Ne vendosëm të zgjedhimin Kushtetutën dhe ligjin dhe aspak Lulin e Monikën”, thuhet në letër.

Ato kanë dy kërkesa dhe duian që kodi zgjedhore të mos hartohet copa-copa, por mbi bazën e rekomandimeve të plota. Kërkesa e dytë është miratimi i sistemit të ri me lista të hapura. Nëse nuk paraqitet ndryshimi i sistemit ato deklarojnë se nuk do të votojnë kodin e ri në Parlament, pasi një marrëveshje e re mund të quhet si Pazar.

“Të nderuar amabasadorë, ne nuk jemi vipa të politikës shqiptare, sepse jemi njerëz të thjeshtë. Ne nuk jemi miqtë e preferuar të ambasadave në Tiranë, të drekave dhe darkave aristrokate, megjithëse miqësia jonë për ju dhe shtetet dhe institucionet tuaja lidhet vetëm me interest e Shqipërisë, aspak me karrieret tona personale. Por ne jemi pasardhës të Ismail Qemali që nu pranojnë të konsiderohemi në këtë proces si qytetarët të dorës dytë, apo si kartona në dispozicion të shumicës”, thuhet në këtë letër.

Në këtë letër mungojnë firmat e deputetëve si Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re