Nisin hetimet nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ne lidhje me ngjarjen e rende te regjistruar ne Komisariatin e Kavajes ku u vetevar 31-vjecari Ilvi Meta. Ai ishte ndaluar sot nga policia i akuzuar per vjedhje.

 

Informacion paraprak

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

Shtetasi Ilvi Meta, 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar.