Skip to content

Foto/ 40 vrapues nga të gjitha kontinentet nisin aventurën nga Berati

70309241 2620923691298359 9159676009702752256 o

Qyteti i Beratit ka mirëpritur këtë fundjavë 40 miq të veçantë të ardhur nga të gjitha kontinentet, pjesë e  Maratonës “Ultra Maratona Albania-The Hidden Treasure- 220 km” të cilët nisën vrapimin nga qyteti i një mbi një dritareve.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo thotë se maratona e nisur në qytetin që ai administron, do të përfundojë në qytetin antik të Butrintit.

Sipas tij, kjo është një mënyrë për promovimin e bukurive natyrore dhe vlerave të trashëgimisë kulturore të vendin tonë.

“Kjo maratonë nisi në qytetin e Beratit dhe pas 6 ditësh garim, përfundon në qytetin antik të Butrintit. Përzgjedhja e Beratit  si pikënisje e kësaj maratone është mjaft domethënëse për qytetin tonë. Ne i uruam mirëseardhjen dhe mjaft suksese në iniciativën e tyre për të promovuar sa më shumë bukuritë natyrore të Shqipërisë si dhe vlerat e trashëgimisë kulturore”, -shprehet Demo.

Maratona “Ultra Maratona Albania-The Hidden Treasure- 220 km”  vjen si organizim i Albanian Adventures në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze gjermane Global Limits.

69665299 2620923407965054 6172481342861737984 o 1 70066250 2620924364631625 2678641574891487232 o 69762302 2620924154631646 7109885631982993408 o 69876388 2620923851298343 58572427520638976 o 70309241 2620923691298359 9159676009702752256 o 1 69828496 2620923544631707 7912092347855273984 o 69665299 2620923407965054 6172481342861737984 o