Kandidati për deputet i PD në qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj ka hedhur në “aksion” për të mbledhur vota një ish të dënuar për trafik droge.

I renditur i dyti në listë, por pa mbështetjen e duhur në qark, Gjekmarkaj është parë nën shoqërinë e ish zyrtarit të policisë Zaim Keci.

Personi në të djathtë të fotos është Keci, i cili teksa ka ushtruar detyrën e zyrtarit të policisë në Delvinë, Berat e gjetkë, është kapur në vitin 2004 duke trafikuar 1 kilogram heroinë.

Me sa duket PD, në pamundësi për të fituar më 25 prill në një garë të barabartë, ka aktivizuar elementët kriminalë dhe trafikantë droge për të ushtruar presion, paguar dhe mbledhur vota.

Ndërsa KQZ, OSBE/ODIHR dhe SHBA-BE duhet të mbajnë shënim këtë rast të shënuar në qarkun e Lezhës, ku dhe një kandidat që shfaqet në panele si intelektual, arrin të përfitojë nga paratë e drogës dhe njerëzit e krimit.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re