Skip to content

FOTO/ Ahmetaj-Salianji bashkë në kafe, zbulohet ‘misteri’

Ahmetaj Salianji bashkë në kafe ok

Fotoja në të cilën ish-ministri Arben Ahmetaj shfaqej nën shoqërinë e deputetit demokrat Ervin Salianji duke konsumuar një kafe, u bë shpejt virale një ditë më parë në internet.

Vetë ish-ministri komentoi me shaka foton ne studion e News 24, ndërsa tha se fillimisht se donte ta helmonte Salianjin, por përtej shakasë theksoi se takimi ishte një rastësi. Komente të shumta u vunë re edhe në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje deklaratat e dy kundërshtarëve politikë në adresë të njëri tjetrit.

Por për të shuar çdo hije dyshimi dhe për t’i shkuar të vërtetës deri në fund në lidhje me foton e shumë përfolur, deputeti Salianji ka siguruar të plotë filmimin nga kamerat e lokalit, ku tregohen qartë ndër të tjera edhe oraret kur kanë hyrë e kanë dalë dhe kur janë takuar dy deputetët.
s1 1
Ata kanë drekuar në dy tavolina të ndryshme dhe për shkak të gazetarit Ed Manushi si një mik i secilit, janë shkëmbyer pak minuta edhe dy deputetët e opozitës dhe maxhorancës. Salianji hyn në orën 13.13 në bar dhe takon gazetarin Ed Manushi dhe drekon me të për më shumë se një orë.
s2 1
Në orën 13.34 në kamera shihet kur hyn deputeti Ahmetaj i cili ulet në një tavolinë me botuesen Dudaj e cila mund të dallohej nga kamerat dhe dy të njohur të tjerë dhe drekon me ta mbi një orë.

Në orën 14:24 duket që deputeti Ahmetaj shkon në tavolinën e gazetarit Manushi dhe takohet me të dhe deputetin Salianji.
s3
Në orën 14:30 deputeti Salianji është në daljen e barit.
s4
Në orën 14:30 gazetari Ed Manushi dhe deputeti Ahmetaj tashmë po qëndrojnë në tavolinë bashkë me gazetaren e emisionit “E Diell”.
s5
Nga fotot shihet se koha që dy deputetët kanë qenë bashkë duket se është vetëm 5 minuta, kohë e një përshëndetje vetëm për etikë.