
Një aksident i trefishtë është shënuar pasditen e sotme në segmentin rrugor Shupenzë–Maqellarë.
Sipas informacioneve, një prej automjetjeve, me targa bullgare, udhëtonte drejt Tiranës, ndërsa mjetet janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i një automjeti tip “Audi” ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
