Një aksident ka ndodhur sot në aksin Korçë-Pogradec pranë “Kthesës së Maliqit”.

Nga informacionet e para mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona, dy prej të cilëve drejtues të mjeteve, të cilët janë transportuar për në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve ndërsa mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe moti i keq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re