Skip to content

FOTO/ Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në vendin e quajtur “ Rotondo e Kafaraj” në Frakull të Fierit.

Siç shihet edhe në këtë foto, një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Raportohet se nga aksidenti drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime.

Ndërkohë policia  shkoi në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“”