Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Pogradec, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve u plagosën 5 persona.

Ngjarja ndodhi në afërsi të tunelit panoramik në aksin nacional Pogradec-Tiranë.

‘BalkanWeb’ raporton se një prej personave më të plagosur rëndë, Enri Collaku, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ka qenë pikërisht Collaku ai që ka bërë parakalimin e gabuar dhe ka përplasur mjetin tjetër. Ndërsa mësohet se është proceduar në gjendje të lirë, pasi gjendja e tij ishte e rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re