Një aksident i rëndë u regjistruan ditën e sotme në Himarë. Një makinë e një agjencie turistike ka dalë nga rruga edhe është përmbysur.

Për pasojë humbi jetën drejtuesi, Renato Caushi, foton e të cilit e keni më poshtë dhe tre pasagjerët.

Një prej të lënduarve është shtetas anglez, Aduart Holand 31-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe një çift shqiptarësh, Kevin Rama 26-vjeç nga Gramshi dhe bashkëshortja e tij Marika Zogari, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B.

Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re