Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur sot pasditen drejt Tiranës për të ndjekur nga afër ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Njoftimin e ka bërë vetëm Kurti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se është në përkrahje të kombëtares shqiptare. Kryeministri i Kosovës shoqërohet nga Lulzim Jashari, djali i heroit Adem Jashari.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Albin Kurti.

Ndeshja Shqipëri – Çeki do të luhet në 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Nderkohë kujtojmë që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 101 vota pro, dhe 1 abstenim, Rezolutën për sulmet në Veri të Kosovës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re