Gazetari i njohur i ‘The Ecomonist’, Tim Judah, ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, shfaqet i ulur përkrah homologes së tij serbe Bërnabiç.

Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë janë fotografuar të ulur krah njëri-tjetrin, në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili po mbahet në Londër.
“Për reciprocitetin me njëri-tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq. Do të jetë interesant të dëgjohet çfarë po ndodh prapa skenave dhe tani është mundësia.

Samiti i BERZH-it për Investime në Ballkan”, është dedikimi I gazetarit të njohur Judah për fotografinë në fjalë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re