Alex Soros, djali i multimiliarderit, George Soros, ka vizituar refugjatët afganë që ndodhen në një hotel luksoz në Durrës.

Një pjesë prej tyre janë punonjës dhe bashkëpunëtorë të rrjetit të organizatave “Shoqëria e Hapur”, të cilët janë larguar nga Afganistani dhe tashmë po strehohen përkohësisht në Shqipëri.

Soros i ka takuar refugjatët gjatë fundjavës dhe shprehet se ata janë tashmë të sigurt në Shqipëri.

“Gjatë fundjavës pata privilegjin e madh të takoj kolegë nga fondacioni “Shoqëria e Hapur” Afganistan dhe të evakuuar të tjerë nga Afganistani, të cilët janë sjellë në një vend të sigurt si Shqipëria. Ky grup përfshin gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, nëpunës publikë, artistë dhe familjarë të tyre. Rezistenca e tyre përballë asaj që u është dashur të kalojnë, është absolutisht frymëzuese“, shkruan Alex Soros.

FOTO:

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re