TIRANË- Avokati Altin Goxhaj, aktivist i shoqërisë civile informon se është në gjendje të keqe shëndetësore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, avokati Goxhaj, thotë se është i dërrmuar dhe se është helmuar në mënyrë të sofistikuar.
Ndërkohë, ai ka ndarë me ndjekësit dhe miqtë e tij, një foto nga takimi në spital me piktorin e Facebook, Avni Delvina.
“Më vjen keq së s’ju përgjigjem por jam i dërrmuar sps MË KANË HELMU NË MËNYRË TË SOFISTIKUAR dhe çdo mbrëmje se di ns do e gdhi të nesërmen sps po përkeqësohem! Një foto me të Madhin Avni Delvina <3 në “Shtëpinë time të re” në Spitalin Infektiv, Kati 2, Ap.12 “- shkruan Goxhaj.
Ditën e djeshme, vetë Goxhaj njoftoi se ishte shtruar në spital pas një helmimi të rëndë, ndërkohë që miqtë e tij në Facebook, ia kthyen me humor nëse helmimi kishte ardhur nga George Soros (demaskimi i të cilit është kthyer në kauzën kryesore të Goxhajt).
(F.g/dosja.al)