Një ditë më parë falë një operacioni të realizuar në bashkëpunim me Forcat Amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën Italine, 11-vjeçari u transportua nga Damasku në Liban dhe më pas u dërgua në ambasadën Italiane në Bejrut, ku dhe më pas u nis drejt Romës.

Historia e Alvin Berishës

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.

Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u dorëzuan.

Italianë, shqiptarë dhe njerëz anembanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atiti dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re