Është publikuar fotoja e makinës, e cila dyshohet se është përdorur nga atentatorët e ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku humbën jetën 4 persona, dy prej tyre qytetarë të pafajshëm.

Makina “Range Rover” rezulton e vjedhur ne Durrës me 17 Prill te ketij viti. Raportohet se mjeti eshte vjedhur ne lagjen 12 dhe ka qene pronari ne ate kohe qe beri denoncim ne policinë e Durresit.

Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit qe i është bere numrit te shasisë, ne automjetin qe u djeg ne fshatin Golem.

Nga atentati në Shkodër ndodhi më 30 tetor në Dobraç, ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, që ishin shënjestër.

Ndërkohë Bashkim dhe Flutura Basha, çifti i bashkëshortëve të pafajshëm mbetën të vrarë, pasi makina ku ndodheshin Lici dhe Bushati humbi kontrollin gjatë atentati dhe u përplas me motorin ku po udhëtonte çifti Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re