Kur kanë kaluar 18 ditë nga atēntati në derë të shtëpisë të Ardjan Çapjas, policia nuk ka ende asnjë të dhënë për autorët e kësaj ngjarje.

Kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar detaje nga portreti i atēntatorëve, por vetëm mjetin me të cilin ata lëvizën nga shtëpia e Ardjan Çapjas deri në lagjen “Skënderbej”, aty ku i vunë zjarrin makinës, si edhe ārmës së përdorur në krīm.

News 24 ka shkëputur një foto nga video e kamerave të sigurisë, që kanë kapur lëvizjet e autorëve në arrati e sipër. Pas djegies së kësaj makine, policia nuk ka më të dhëna se me çfarë mjeti janë larguar autorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re